Familja Hyseni humbi 3 nga 4 fëmijët e saj në aksidentin më Itali, nëna e tronditur shkon në vendgjarje duke…


Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj, Mattias Lame, 1 vjeç si dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni, 11 vjeç ndërruan jetë, teksa Orjol Lame 30 vjeç mbeti i pla gosur pas një aksi denti në Itali, konkretisht në Reggio Emilia.

Aksi denti fatal i mori jetën 3 nga 4 fëmijëve të çiftit shqiptar Ardian dhe Anjeza Hyseni. Çifti Hyseni prej vitesh ishin transferuar nga Durrësi për në Itali për të patur një jetë më të mirë ku dhe u vendosën në qytetin e Parmë.

Familja Hyseni humbi mbrëmë tre fëmijët e tyre si dhe nipin e vogël, teksa Anjeza kishte shkuar në vendngjarje pasi mësoi lajmin tragjik ku më pas u transferua në spital pasi u ndje keq.

Rejana dhe Resat Hyseni ndiqnin shkollën fillore në Institutin Gjithëpërfshirës Albertelli-Newton dhe shkolla publikoi një mesazh në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve fillestare, dy fëmijët kishin shkuar për darkë me motrën e tyre të madhe në Reggio Emilia dhe po ktheheshin në Parma. Ndërkohë i plag psuri, Orjol lame, pra burri i Shanes ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *