Modelja është sërish mbretëresha e rrjeteve sociale në natën më të frikshme të vitit. Ashtu si çdo Halloween, rrjetet sociale e prisnin me padurim kostumin e ish-supermodeles Heidi Klum. 49-vjeçarja spikat gjithmonë me veshje spektakolare dhe siç pritej, e bëri sërish në vitin 2022.
Pas disa orësh spekulimesh, Klum, së bashku me Amazon, zbuluan kostumin e saj për mbrëmjen, me yllin që vendosi të vishej si një krimb karremi.
Modelja vazhdoi të eci në tapetin e kuq në një event të Lower East Side me një shoqëruese të veshur si peshkatar. Gjatë gjithë mbrëmjes, Klum ndau procesin e gjatë dhe të mundimshëm të grimit.