Drejtoresha Ekzekutive “Shoqëria Shqiptare për të Gjitha Moshat”, Mira Pirdeni ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me kushtet ç’njerëzore në të cilat mbahen të moshuarit në zilet e Shqipërisë, kryesisht në Tiranë e Fier.
Teksa komentonte dhunimin e të moshuarës në Pejë, Pirdeni tha gjatë një interviste televizive se në azilin e Tiranës ka pasur raste që të moshuarit janë lidhur me zinxhirë. Ajo tha se në Fier i lënë edhe pa ushqime.
“Unë jam shokuar nga sjellja e vajzave të reja. Ne e kemi parë këtë skenë në qendrat tona vazhdimisht, të lidhura dhe me zinxhirë.
Kemi parë në Tiranë që janë lidhur me zinxhirë, ndërsa në azilin e Fierit, kemi parë raste që as bukën nuk ua jepnin. Ne kemi parë raste të tjera të tilla, por jo të gjitha këto bëhen publike. Nuk është puna vetëm te kamerat, por standardet që monitorohet një shërbim duhet të jenë të fokusuara,”– tha ajo.