Mori fund? Publikohen mesazhet, Neymar i shkruan Arbenitës, FERO bën veprimin që s’pritej


Neymar ka krijuar një trend viral të TikTok të cilit së fundmi i është bashkuar edhe Arbenita Ismajli. Por gjat ëkëtij trendi modelja ka zbuluar se futbollisti i famshëm i ka shkruar në Instagram duke publikuar edhe mesazhin.

Bëhet fjalë për një fytyrë me zemra (emoji), të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes. Në foton e publikuar duket se Arbenita nuk i ka kthyer mesazh futbollistit. Megjthatë kaq tregohet në postim.

Futbollisti dhe modelja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në këtë rrjet social, por ajo çfarë bën habi është se edhe bashkëshorti i saj Fero nuk e ndjek më Arbenitën dhe e anasjellta.

Vlen të theksojmë se prej disa kohësh dyshja nuk janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Teksa ishte i ftuar në emisonin “Më lër të flas”, kur u pyet rreth martesës së tij, Fero u shpreh se gjërat janë mirë, pa e zgjatur më tej këtë temë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *