Kjo është letra e Sokol Halilit e shkroi para se të vetë’vritej


Telivizioni T7 ka arritur që të sigurojë letrën që Sokol Halili ua kishte dorëzuar familjarëve të tij në momentin kur ishte kthyer në shtëpi, derisa Policia po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit, raporton Gazeta Express.

Në fillim të letrës që ka siguruar gazetari, Unitet Berisha, Sokol Halili ka treguar se e ka vrarë me vetëdije Hamide Magashin. Ai tutje ka shkruar se dëshiron të tregojë se çfarë ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që thotë se e kishte bërë ajo bashkë me motrat e veta.

Gjithmonë sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dha ta rrisë fëmijën e vetë tek shtëpia e babait të saj. Siç shkruan në letër, ajo i kishte ofruar 25 mijë euro për këtë gjë.

“…i kom shprek edhe nje her ne kok dhe kom pas qef mja pa ceremonin e vorrimit dhe kom pas qef me pa a po flitet naj kun fjala e vertet se kom mujt me shku kry per kry me tap o kom pas qef me pa edhe me ni qysh po shkon e verteta dhe gjith mediat dhe televizori dhe te gjith njrezimi te familjes saj dhe te tjeret që kan fol me fjal te njerzve te familjes saj ne asni moment nuk asht fol e verteta”, shkruhet në letrën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *