Ka përfunduar me rezultat 2-2 pjesa e parë e ndeshjes Zvicer – Serbi, e vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Golashenues për helvetikët janë futbollisti nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, dhe Breel Embolo, shkruan IndeksOnline.
Komentatori i RTK-së, Arben Berisha, po e vazhdon një traditë që e ka nisur në ndeshjen kundër Kamerunit. Berisha për asnjë moment nuk përmendi emrat e futbollisteve serb gjatë pjesës së parë ndaj Zvicrs.
Këtë gjë e bëri edhe me 28 nëntor në ndeshjen kundër Kamerunit./