Vra.sja që tronditi Tiranën/ Si u vra gjyqtarja nga ish-bashkëshorti brenda makinës së saj, u ‘tradhtua’ pikërisht nga sistemi i drejtësisë


Por krimi ndaj gruas, duket se nuk njeh ndalesë, as kur këto të fundit kanë fituar një pushtet të tyrin profesional. Fildeze Hafizi ishte një magjistrate e re. E respektuar në punën që bënte. Nënë e dy fëmijëve të mitur, ajo ishte gjyqtare në shkallën e parë në Shkodër. Ajo u qëllua, për vdekje me dy plumba, mesditën e 31 gushtit 2017.

Në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Vetëm pak momente, pasi ishte ngjitur në makinën e saj ‘Mercedes Benz’, të cilën e kishte parkuar fillimisht poshtë pallatit, ku ajo banonte së bashku me djalin dhe vajzën e saj të mitur. Edhe në këtë rast, ashtu si në shumë krime ndaj gruas, njeriu që i mori jetën, u bë ish-bashkëshorti i saj, me të cilin kishte dy fëmijë.

Fadil Kasemi. i cili e kishte pritur për orë të tëra ish-bashkëshorten e tij, poshtë banesës së saj. Për të zgjedhur ta qëllonte pabesisht, në çastin kur ajo ishte në timon. Një krim ky, jo vetëm i paralajmëruar, por edhe përsëritës. Pasi Fadil Kasemi, kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu, ku ishte dënuar me 4 vite e 6 muaj heqje lirie, pasi në vitin 2015 kishte tentuar të kryente vrasjen e parë të ish-bashkëshortes.

Por që ndërkohë u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje. Shqetësim të cilin gjyqtarja tashmë e ndjerë, Fildeze Hafizi, ia shprehu në një letër edhe ambasadorit amerikan të akredituar atë kohë në Shqipëri.

Ku i shkruante se shteti e kishte braktisur dhe jeta e saj tanimë ishte në rrezik. Por ajo që e bën edhe më të dhimbshëm krimin ndaj gjyqtares Fildeze Hafizi, është fakti se ajo u tradhtua pikërisht nga sistemi i drejtësisë ku bënte pjesë dhe besonte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *