Xhensila Myrtezaj reagon ndaj kritikave: Nuk do ia shisja kurrë këngën një këngëtareje Serbe!


Xhensila Myrtezaj pak kohë më parë ka publikuar prohektin e saj “Ale Ale”. Kënga u prit shumë mirë, por pak ditë më parë, kjo këngë u bë shkak për një “zhurmë” të madhe në rrjet. Ka qënë këngëtarja serbe, Maya Berovic, ajo e cila ka kopjuar këngën e Xhensilës dhe e ka përkthyer në gjuhën serbe.

Së fundmi vetë Xhensila ka reaguar lidhur me këtë çeshtje, duke u shprehur se kënga nuk është shitur nga ana e saj dhe se nuk e dinte se kënga e saj ishte huazuar nga dikush tjetër.

Më tej Xhensila ka theksuar se një këngëtare serbe do të ishte e fundit mnë listë për t’i dhënë autorësinë këngës së saj. Ps: Nese do ishte për mua Serbia ose një Artiste Serbe do ishtë ne fund të listes për ti shitur një kenge, ose prodhim timin që e kam Dashur kaq shume , ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *