Pas puthjes së shkëmbyer midis tyre, Vivien Thano dhe Getinjo shfaqen kudo me njëri-tjetrin. Jo vetëm kaq dyshja mëngjesin e sotëm teksa po putheshin e përqafoheshin në të njëjtin shtrat, në një moment kanë mbuluar edhe kokën me jorgan.
Nuk është shumë e vështirë të hamendësohet çfarë mund të ketë ndodhur, ndonëse reperi bëri shenjë me gisht duke mohuar. Më herët në lidhje me puthjen e famshme brenda “BBVK” ka reaguar edhe vëllai i Getinjos, Gramoz Aliu i njohur gjerësisht si Mozzik.
Krahas fotos ku duket dyshja duke u puthur, reperi shkruan: “Mirëmëngjes botë,”-shoqëruar me një zemër të kuqe.Përpos kësaj reperi Getinjo është lakuar shumë këto kohët e fundit, sidomos me teoritë e tij brenda shtëpisë së BBV Kosova.
Tashmë ai e ka lënë mënjanë teorinë e tij se “Toka është e sheshtë” duke u ndalur së fundmi tek kafshët.mAi ka thënë se njerëzit dhe kafshët janë të ngjashëm si dhe theksoi se gorillat dhe delfinët janë krijesat e vetme që kryejnë marrëdhënie seksuale me dëshirë dhe jo vetëm për shumim.