Pas krizës në marrëdhënie, Megi Pojani dhe Endri Çekiçi sërish në krahët e njëri-tjetrit! Kush ndikoi në ribashkimin e çiftit


Vetëm pak kohë më parë, folëm për marrëdhënien e ndërlikuar të Megi Pojanit dhe futbollistit të Kombëtares, Endri Çekiçit.

Dyshja që muajt e fundit u shndërruan në kryefjalën e mediave rozë, po kalonin një periudhë të vështirë. Në disa muaj që ka kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie.

Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit. Endri Çeki#i ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një restorant afër Durrësit.

Por sigurisht, në këtë festë nuk ka munguar edhe partnerja e tij, Megi Pojani. Ka qenë motra e saj Ina që ka postuar një foto nga i njëjti ambient ku shohim futbollistin me miqtë dhe familjarët e tij.

E duket se kanë qenë pikërisht motrat e Megit që kanë ndikuar në këtë ribashkim. Të dyja motrat kanë bërë të mundur ribashkimin e çiftit duke i bashkuar pikërisht në ditëlindjen e tij. Dyshja u pa bashkë për herë të parë në verën e këtij viti.

Si Megi, ashtu edhe futbollisti kanë heshtur në lidhje me këto zëra, por kanë qenë pamje të ndryshme dhe detaje të njëpasnjëshme që kanë vërtetur lidhjen e tyre. E ftuar në “Wake Up”, Megi është pyetur për jetën në çift ku ka bërë rolin e “të paditurës” që di ta luaj mjaft mirë. Ajo u shpreh se nuk di asgjë për thashethemet e fundit.

“Për momentin jam shumë e angazhuar me partnerin tim kryesor (balerini)”, shprehet Megi.

“Je ‘single’ dhe e disponueshme?”, e pyeti moderatori. “Gjithmonë. Jam shumë hermetike. Nuk ka asgjë për të ndarë. Unë për momentin jam shumë e angazhuar me punën time…”, u përgjigj ajo.

E duket se është kjo përgjigje ajo që paralajmëron një krisje në lidhjen e dyshes. Aktualisht, Megi është e angazhuar si konkurrente në “Dancing With the Stars” çfarë ka bërë që dy të rinjtë të kalojnë kohë larg njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër, Endri vijon angazhimin e tij në skuadrën e Konjas në Turqi, çfarë e bën të pamundur lëvizjen e tij për të takuar partneren.

Duket se largësia ka sjellë edhe problemet e para në historinë e shkurtër të dy të rinjve. E duket se kjo krisje ka shkuar deri aty, sa Megi doli në emision dhe pranoi se ishte “single”. Por, duket se çifti ende ndiqet në rrjetet sociale, çfarë nënkupton se fjala e fundit ende nuk është thënë, me gjithë tensionin e krijuar në marrëdhënie.

Së fundmi, Megi ishte e ftuar në “Pardon my french”, ku mesa duket ajo ka “pranuar” se tashmë e ka një partner, madje ka ironizuar dhe thashethemet që kanë qarkulluar për të.

E pyetur nëse është Jurgeni, balerini i cili do e shoqërojë përgjatë rrugëtimit në “DWTS”, i vetmi partner në jetën e saj, kërcimtari u shpreh se “Megi këto tre muaj e ka të ndaluar të ketë partner, kështu që për sa kohë është në ‘DWTS’ është vetëm partnerja ime, kështu që çuna as mos tentoni fare”.

“Po bëj një regjim totalitar. Nëse dini ndonjë partner tjetër timin mund ta thoni, po unë vetëm Jurgenin di si partner”, shprehet Megi.

Aktorja me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale mes zërave që kanë nisur prej kohësh për lidhjen e saj me futbollistin e Kombëtares, Endri Çekiçin, dukej se e konfirmonte këtë fakt. Ajo publikoi një foto ku shihen dy filxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë”.

Ajo ka publikuar një foto ku ndodhet brenda në makinë dhe shkruan: “Për pak humba fluturimin, sepse po ‘kapja’ ndjenjat”.Dhe me këtë deklaratë, Pojani i bëri të gjithë të mendojnë se në një farë mënyre konfirmoi romancën e saj të shumë përfolur me futbollistin Mirëpo pas këtij postimi, i menjëhershëm ka qenë dhe “sqarimi” i deklaratës së mëparshme. Megi duket se vendosi pikat mbi “i”, teksa u shpreh se publiku nuk do të shikojë asnjëherë një “Megi të dobët”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *