Geti tha se toka është e rrafshët, flet ish-profesori gjeografisë i Getinjos tregon se si ia shpjegoi formën e tokës


Getinjo është një nga banorët më të pëlqyer brenda Big Borther Vip Kosova kjo edhe për shkak të famës së tij e fansave të shumë që ka krijuar si reper me këngët e tij që pëlqehn mjaft shumë.

Por, ai po merrë vëmendje edhe me disa deklarata me të cilat shumë prej publikut nuk pajtohen, njëra prej tyre ishte kur ai tha se toka nuk është e rrumbullakët por e rrafshët, video e cila u be virale ne internet.

Me këtë deklaratë tij nuk po pajtohet as ish profesori i Getinjos në shkollën ekonomike në Ferizaj Avdush Bajrami i cili tash e sa kohë është në penzion në një intervistë për Big talk tha se Getinjo si nxënës ka qenë karakter kureshtar. ”Eshtë marrë me sende të ndryshme, me thënie të ndryshme krejt ato filozofike të themi shkencor, jo thashetheme por ma shumë të vërteten” thotë ai.

Madje e mbështet Getinjon në besimin e tij se toka është e sheshtë: ”Ende nuk ka definicion të saktë në lidhje me formën e tokës dhe me krijimin e saj Ka mendime hipoteza disa më të përafërta do kështu, lloj lloj hipotezash, madje kemi mendime se shkencëtarët përshembull disa shkencëtar thojnë se toka është njëpllakë e rrafshët që noton në oqean” thotë tutje profesori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *