Prodhuesi i automjeteve Porsche ka mbushur një makinë model GTS 911 për herë të parë me një karburant të ri sintetik të krijuar nga ajri dhe uji.
Karburanti i quajtur E-Fuel, u zhvillua nga një kompani e quajtur Highly Innovative Fuels në të cilën Porsche ka investuar si një masë mbrojtëse kundër të qenit i detyruar të prodhojë makina tërësisht elektrike në të ardhmen e afërt, raportojnë mediat amerikane.
Karburanti kombinon karbonin e kapur nga atmosfera me hidrogjenin me burim nga uji për të krijuar metan, i cili shndërrohet në një lëndë djegëse që funksionon njësoj si benzina.