Zbulohen 5 nga VIP-at që do të hynë nesër në BBV, steka këtë herë është më e lartë se vjet


Nesër më 24 dhjetor nis edicioni i dytë i Big Brother Vip. Ky do të jetë sezoni i dhjetë i Big Brother dhe i dyti me personazhe vip. Asnjë surprizë për drejtimin. Arbana Osmani, ka sërish në dorë moderimin, ndërsa Eduart Grishaj, regjinë.

Duke dashur që surprizat të jenë ekskluzive në natën e parë të emisionit, është e vështirë të zbulohet shumë nga nata e parë, por Dritare.net, ka siguruar disa nga emrat pjesëmarrës. Ata janë: Tea Trifoni, Amos Zaharia, Kejvina Kthjella, Olta Gixhari, Krist Aliaj Dragot.

Përpos konkurrentëve, një faktor kyç në reality-show-n “Big Brother Vip 2” janë edhe opinionistët. Vetëm një ditë para nisjes së spektaklit janë zbuluar edhe emrat e atyre që do të qëndrojnë në poltronët e opinionistëve.

E nëse ju kanë pëlqyer opinionistët e edicionit të parë, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari, jeni me fat, sepse burime pranë “News31” bëjnë me dije se ata do të rikthehen sërish në pozicionet e tyre, për të vazhduar aventurën televizive në këtë reality-show.

Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

“Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *