Mos prisni kot deri në mesnatë, ja kush do jenë 16 banorët e BBV 2 (lista)


Ish fituesi i Big Brother Anaid Kaloti ka publikuar listën e personazheve që do të marrin pjesë në Big Brother VIP Albania vetëm pak para fillimit të spektaklit.

Ai ka publikuar foton e listës me emrat: Kiara Tito, Dea Mishel, Ariana,Gent Hazizi, Armaldo Kllogjeri, Keivina Kthella, Olta Gixhari, Efi dhe Mikela, Herieon Mustafaraj, Ronaldo Sharka, Krist Dragoti, Amos Zaharia, Luis Ejlli, Zhaklina Gjolla, Tea Trifoni.

Pas rreth 1 viti ndërprerje, “Big Brother VIP Albania” nisi edicionin e tij të dytë. Në karrigen e opinionistit edhe këtë edicion u ul Arbër Hajdari, por këtë herë me një “bashkëpunëtore” të re.

Arbër Hajdarit iu bashkua gazetarja Zhaklin Lekatari. Edicionin e kaluar, në vendin e Lekatarit ishte Balinda Bodinaku.

“Është i gjithi ndryshe, që nga shtëpia e cila është ri konceptuar në dizajn, ka shumë ngjyra, shumë dritë, shumë më tepër, është një kast i ri me personazhe mjaft simpatike që do të tërheqin publikun, kemi akoma më shumë hapësirë, një opinioniste të re, banorët nuk do të kenë statusin e konkurrentit, ata do të jenë në ankth do të ketë një sërë mekanizmash që do të habisin publikun.

Nëse doni të shikoni Big Brotherin mund të shkarkoni aplikacionin dhe pasi të jeni regjistruar në çdo pikë Digitalb të bëni abonimin. Më pas mund të shikoni Big Brother njëkohësisht në Digitalb dhe aplikacion, këtë ta mundëson aplikacioni. Kam edhe një lajm të mirë, spektakli veçse në Top Channel, është edhe live në Youtube”, tha Arbana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *