Kjo është nëna që hòdhì në lumë foshnjën 11 muajshe dhe shkoi bëri qejf në hotel për Vitin e Ri


Detaje të tjera mësohen nga ngjarja me protagoniste një nënë që ho dhi në digën e lumit foshnjën e saj e më pas shkoi e bëri qef në hotel.

Mësohet se 29-vjeçarja e ka hedhur foshnjën e saj në një digë në Aliakmonas në Greqi. Ajo thotë se nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur.

Por nga autopsia e kryer rezulton se foshnja ndërroi jetë nga mb.tja Gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë.

Më pas ajo u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri. Sapo zbardhi ajo u kthye në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin.

Taksisti që e transportoi tregon: “Ajo nuk dukej e mërzitur, nuk kishte një fëmijë me vete. U ul në sediljet e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës.

Sjellja e saj ishte krejt normale. E mora nga rruga kryesore, para urës”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *