Arbër Hajdari: “Këta aktorët kot i thonë njëri tjetrit kolegë se s’kanë respekt, nuk është etike”


Arbër Hajdari ndërhyri në marrëdhënien mes aktorëve Gent Hazizi dhe Olta Gixhari. Ai tha se nuk është etike si sillen me njëri tjetrin.

Pseudo kolegë, tha Arbër, kush është Olta ti thotë Gentit do dalësh jashtë. Kot i thonë njëri tjetrit kolege.

Bravo i tha Genti duke e mbështetur por Olta nuk ishte dakord. Ajo tha se Genti është gërnjar prandaj do dalë shpejt.

Edhe dyshja e vajzave të tjera folën dhe ishin kundër Gentit duke mbrojtur Oltën. Amosi gjithashtu thotë se Genti është zevzek por janë momentale dhe jo të rëndësishme.

Më gjeni një video thotë Olta që unë kam bërë lobing kundër Gentit. Unë nuk e kam nominuar dhe nuk do ta nominoj, thotë Olta.

Më thuaj Arbër se më ke akuzuar që bëj zhurmuesen, më thuaj që ta korrigjoj i thotë Olta, Arbër Hajdarit.

Mos u bëj deformuese i thotë Arbri, të thuash je stratege nuk do të thotë që është një sharje. Olta këmbënguli por Arbana i tha se publiku gjykon vet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *