Situata kaotike në shtëpinë e Big Brother, ironizon Einxhel Shkira: Po vjet, ku ishin rregullat?!


Ish-finalistja e “Big Brother Vip”, moderatorja Einxhel Shkira ka komentuar së fundmi disa situata të ndodhura në këtë edicion të dytë. Mbrëmë, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se të gjithë do të dënoheshin pasi kanë thyer rregullat duke mosrespektuar të tjerët.

Einxhel ka reaguar gjatë spektaklit live, përmes një statusi në Twitter. “Ku ishin vjet rregullat”, ka shkruar Einxhel, dukshëm drejtuar produksionit për ngjarjet dhe debatet e ndodhura vitin e kaluar.

Einxhel ka pasur diçka për të thënë edhe për njërën nga banoret e këtij sezoni, aktoren Olta Gixhari. Moderatorja ka kujtuar një episod ku ka pasur një takim me të.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *