Xhemi ka ditëlindjen, Arbana i bën surprizën që e la pa fjalë direkt pas spektaklit të mbrëmshëm


Moderatorja Arbana Osmani i ka bërë një surprizë të bukur mikes së saj më të mirë, Xhemi Shehut në orët e para të 4 janarit.

Sot Xhemi feston ditëlindjen dhe Arbana ka shkuar në shtëpinë e saj menjëherë pas mbarimit të spektaklit live të BBVIP.

“Gezuar ditelindjen vajzes me speciale qe kam fatin ta kem shoqe, moter, zemer. I love you. (P.s Sëipe për të parë ku vrapova mbrëmë pas shoët)”, shkruan Arbana.

Ndërkohë në koment, Xhemi ka zbuluar se ajo ka qenë pa qejf mbrëmjen e djeshme dhe kjo vizitë ka qenë vërtet e këndshme për të.

Nuk besoj se mund ta shpreh dot me fjale se sa shume te dua ..te kam zemrën time Ps: u sherova mbreme”, shkruan Xhemi.

Xhemi dhe Arbana kanë një miqësi të vjetër dhe nuk ngurrojnë të postojnë ën rrjetet e tyre sociale momente të ndrysme nga koha që kalojnë bashkë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *