Vetura me targa të huaja u bë ‘copë e grimë’, pamje nga aksidenti i tmerrshëm afër Prishtinës


Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 04:40 në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se në aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja, teksa viktima është një burrë 35-vjeçar.

Sipas Ahmetit, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga aksidenti i tmerrshëm, ku shihet se vetura është shkatërruar e gjitha teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor i Emergjencës dhe zjarrfikësit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *