E dhimbshme/ Publikohet fotografia e mërgimtarit që vdiq tragjikisht në orët e para të mëngjesit në Prishtinë


Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 04:40 në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali. Si pasojë ka humbur jetën një burrë 35 vjeçar. Raportohet se në këtë aksident ka vdekur, Arbnor Ademi nga komuna e Lipjanit.

Ndërsa, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se automjeti i përfshirë në aksident ka pasur targa të huaja. “Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *