Ky është boksieri nga Shqipëria që hodhi pa ndjenja në ring serbin: Ka luan mbi luanët


Roberto Bakaj, boksieri me famë ndërkombëtare, gjatë intervistës së tij të fundit në emisionin ‘Glamour Zone’ të moderatores Ester Bylyku, u shpreh se ishte ‘luan mbi luanët’ pas ndeshjes së tij të fundit kundër një serbi, të cilin e hodhi në tokë pa ndjenja.

Madje pas ndeshjes, serbi shkoi me urgjencë në spital që të trajtohej për dëmtimet e rënda që mori nga boksieri shqiptar.

Ester Bylyku: Hodhe pa ndjenja sportistin serb. Si u ndjeve në ato momente? Roberto Bakaj: Kisha një barrë të rëndë mbi supe, sepse kishte shumë shqiptarë të pranishëm dhe unë duhej t`i bëja krenar ata.

Ai ishte kundërshtar i fort, ishte luan dhe kjo ishte e dukshme por ka luan mbi luanët. Kur e kapën grushtat e mi br shëri, ai nuk rezistoi dot të qëndronte në këmbë.

Disa kohë më parë në rrjetin social Tik Tok është bërë virale një video e vëllezërve Bakaj, Roberto dhe Amarildo, të cilët kanë kërcënuar publikisht kolegun e tyre Florian Marku.

Boksierët të cilët gëzojnë famëe në Gjermani, i janë drejtuar Florianit me fjalë të rë nda, e ndër të tjera e kanë ftuar në ndeshje, madje thanë dhe se ‘do t`ia hanin gurmazin’.

Roberto Bakaj: Ne personalisht nuk kemi asnjë inat me Florianin, ai nuk e di. Por besoj që jo. Ne jemi sportistë, dhe ndonjëherë ndodhin edhe gabimet. Të gjithë gabojmë por rëndësi ka ta kuptojmë. Ne jemi shqiptar dhe unë nuk do të ndeshem kurrë me një shqiptar tjetër në ring.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *