Mjerë populli çfarë ha! Shihni pak si transportohet mishi në Lezhë (foto)


Jashtë çdo lloj kushti të higjenës dhe të sigurisë ushqimore, këto pamje janë fotografuar mesditën e kësaj të premte në qytetin e Lezhës.

Në këtë foto duket një kamion i cili është i mbushur plot me produkte mishi. Sipas denoncimit të qtetarëve mishi do të transportohej për përpunim drejt një biznesi orivat e më pas do të shpërndahej për konsumim tek qytetarët.

Por nuk dihet kush e ka në posedim ngarkesën e mishit dhe ku do të dërgohej.Ajo që është për të vënë duart në kokë ka të bjë me faktin se nuk është hera e parë që shihet një pamje e tillë.Jo vetëm në Lezhë po kudo në gjithë Shqipërinë sheh mish dhe produkte të tjera të mishit si sallame, qofte, etj që transportohen në kushte aspak normale.

Në rastin më të mirë AKU, instituticioni përkatës thjesht mjaftohet me një gjobë për firmat që i kanë këto produkte dhe aty mbyllet gjithcka.

Në rastin më të keq sic ndodh zakonisht, AKU as që reagon fare dhe kot nuk thonë që cudia më e madhe 3 ditë zgjat, pastaj harrohet kjo del një cështje tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *