Vodhi me të ëmën pastruese 120 mijë euro e bleu dy AMG/ Ky është 23-vjeçari Havier Dobi, i apasionuar pas automjeteve! Tatuazhi dedikuar mamasë së tij


Ky është 23-vjeçari Havier Dobi, i akuzuar për vjedhjen e një shumë prej 120 mijë eurove në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë, në bashkëpunim me nënën e tij.

Siç shihet në postimet në rrjetet sociale, ai është ia apasionuar pas automjeteve, pasi pothuajse në çdo video shihet duke drejtuar makinën ose duke pozuar jashtë saj.

Madje ai ka qenë aq shumë i apasionuar pas automjeteve, saqë me lekët e grabitura në banesën ku e ëma punonte si pastruese, ka blerë dy AMG që janë sekuestruar nga policia.

Gjithashtu në një postim, ai zbulon një tatuazh dedikuar të ëmës ku shkruhet: “Hej mom, ti je dashuria më e madhe që kam”.

Mësohet se nënë e bir kanë hyrë brenda shtëpisë me çelësat që pronarit i kishin dhënë 49-vjeçares Rozeta Dobi për të pastruar banesën.

Ata kanë inskenuar sikur shtëpia ishte grabitur nga të tjerë, duke bërë rrëmujë banesën para se të largoheshin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *