Të pathënat e “Kobrës”! Rrëfimi te “5pyetjet.al”: E rriti gjyshja, “Kallashi” e nxori nga “shinat


Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” është njeriu më i lakuar në Shqipëri dhe Kosovë në javën e fundit pas vrasjes së Visart Cengut në Prizren dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu për një faturë 100 Euro. I riu që tashmë është arrestuar akuzohet për vrasjen.

Nga e kaluara mbi shpinën e tij rëndojnë shumë ngjarje për të cilat ka arritur që të fitojë lirinë. Por cila është jeta e këtij personazhi kontrovers nga fëmijëria te biznesi dhe krimet për të cilat është akuzuar në të shkuarën dhe që vetë i ka pranuar duke thënë se është në gjak me shumë familje?

Një qytetar nga Kosova, njohës i mirë i tij tregoi për “5pyetjet.al” jetën e “Kobrës” nga lindja deri tani që është pas hekurave. Në kushte anonimati për shkak të njohjes me familjen e Hoxhajt, ai tregoi “bëmat” e “Kobrës”.

“Unë Dibranin e njoh që fëmijë. Kemi lindur në të njëjtin vend. Por nuk mund të identifikohem për arsye personale. Xhaxhain e tij e njoh, por edhe pjesëtarë të tjerë të familjes, janë njerëz shumë të mirë dhe punëtorë. Por ky (Kobra) doli nga “shinat”.

Dibrani është rritur jetim nga gjyshja sepse prindërit janë ndarë. Të atin e ka pasur në emigracion, vetë në Kosovë. Nuk i kanë munguar lekët. Babai dhe xhaxhallarët me biznese në Slloveni i dërgonin lekë.

Këtu filloi që të merret me punë të jashtëligjshme, më pas vijoi historia me Donjeta Kosumin (Kallashin). Për shumë vite kanë pasur një lokal në dalje të Prizrenit, rrugës për në Gjakovë.

Në atë lokal për disa vite kishte shumë femra (valltare) me tutore “Kallashin” vetë! Në lokalin e tij janë shënuar ngjarje të ndryshme në kohë të ndryshme.

Më pas u përplas me shefin e policisë së Prizrenit që e akuzoi (shefin e policisë) se i paguante gjobë mujore që mos ta ngacmonin! Më pas iu dogj lokali dhe këtë e arrestuan pas ca kohe për disa vepra! Asnjëherë nuk është zbuluar kush ia dogji lokalin!

Dhe më pas e hapi lokalin tjetër në dalje të Prizrenit rrugës për Kukës (Kobra City) me të njëjtin objekt, femra si valltare! Ka blerë prona por dhe makina luksi në këtë mënyrë, me këtë biznes pastaj filloi të shkojë në xhami e të bëhet si besimtar!

Alkool nuk pinte dhe një imam i organizonte iftar me komunitetin duke e paraqitur si bamirës! Problemi është te sistemi i kalbur i drejtësisë në Kosovë që me pagesa bënte që të dilte në gjendje të lirë! Nuk ka asnjë mbështetje politike!

Pastaj mediat sociale dhe disa media i kanë dhënë hapësirë” tregoi ai. Por si ndodhi ngjarja e fundit? “Sherri ka degraduar në përdorim armesh pasi ata janë nisur për të ikur nga parkingu pa pranuar të paguajnë faturën që ka ardhur nga sherri me kamarierin” tha ai për “5pyetjet.al”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *