Ndodh puthja e shumëpritur mes Gresës dhe Andit


Krahas Getinjos dhe Vivien një tjetër çift që po krijohet brenda Big Brother VIP Kosova.
Andi dhe Gresa prej kohësh janë afruar me njëri-tjetrin megjithatë një puthje mes tyre nuk kishte ndodhur deri mbrëmë (e shtunë).

Është modelja ajo që në pamjet e para shihet të ketë bërë hapin e parë e cila i ka dhuruar një puthje në buzë Andit.
Të dy shihen të shtrirë bashkë në shtrat ndërsa ndajnë momentin intim për herë të parë.

Kujtojmë që edhe në ‘Prime’ e fundit dyshja folën për raportin e tyre duke mos e mohuar se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin.
Mbetet të shihet se si do të rrjedh tani e tutje marrëdhënia e tyre dhe a do të ketë një çift të dytë brenda shtëpisë së famshëm.

Ndërkohë, kujtojmë që këtë javë i eliminuari i radhës ishte Edoni teksa edhe kishte edhe një hyrje të re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *