“Ora News” zbardh dinamikën e vj dhjes së 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë flori, në banesën e Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qënë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.
Shuma e parave është vj dhur së bashku me kasafortën e lëvizshme që zyrtarja e ministrisë Alda Klosi mbante në shtëpinë e saj që ndodhet në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë.
Klosi nuk ndodhej në banesa, pasi ishte në një udhëtim jashtë shtetit. Ndërsa një kopje të çelësit të shtëpisë ja kishte besuar pastrueses së saj personale, Rozeta Rakipllari alias Dobi.
“Ora News” siguron ekskluzivisht foton e Rozeta Rakipllarit, ndërsa hedh drite edhe mbi dëshminë e saj, që ka dhënë në ambientet e komisariatit të Tiranës.
Rozeta Rakipllari, ka pranuar të tregojë se vj dhjen e banesës së Alda Klosit, e ka kryer së bashku me djalin e saj, Havier Dobin, i cili e ka ndihmuar për të lëvizur kasafortën që Klosi mbante në shtëpi.
Rakipllari ka pasur dijeni se brenda në kasafortë kishte një shumë të madhe eurosh, pasi sipas saj, e kishte parë disa herë pronaren e shtëpisë të hapte kasafortën në prezencë të saj.
Në momentin që Klosi e ka njoftuar se do largohej nga banesa për disa ditë dhe i ka lënë një kopje të çelësit të shtëpisë, Rozeta Rakipllari së bashku me djalin e saj Havier Dobi, kanë vënë në zbatim planin për të bërë vj dhjen e kasafortës.
Pastruesja ka hapur derën me çelës dhe së bashku me të birin kanë nxjerr kasafortën. Për ta bërë të besueshme, vj dhjen ata kanë bërë rrëmujë shtëpinë, duke u larguar më pas.
Policia ushtroi një kontroll në shtëpinë e tyre, ku ditën e parë gjeti shumën prej 120 mijë euro. Kjo shumë financiare është pranuar nga pastruesja se ishte vj dhur në banesën e zyrtares së ministrisë, Alda Klosi.
“Ora News” mëson se Rozeta Rakipllari dhe djali i saj Havier Dobi, është përgjuar brenda në dhomat e shoqërimit të komisariatit, ku nënë e bir, flisnin së bashku se policia kishte gjetur vetëm 120 mijë euro, por jo shumën tjetër të fshehur prej tyre në tubin e aspiratorit.
Kjo bisedë ka shërbyer si indicie e fortë për policinë, se brenda në banesë kishte dhe para të tjera të fshehura. Mesditën e sotme, policia shkoi dhe kontrolloi sërish shtëpinë e pastrueses, duke gjetur shumën prej 404.000 dhe vlerave të tjera monetare.