FOTOT/ Pasagjerët vetëm me të brendshme pushtojnë metrotë e Londrës


Pas një mungese trevjeçare për shkak të koronavirusit, eventi vjetor “No Trousers Tube Ride” u rikthye dje në Londër.

Duke sfiduar të ftohtin dhe sytë e shumë njerëzve që i shihnin të habitur, londinezët hoqën pantallonat dhe ecën vetëm me të brendshme në transportin publik.

Gratë dhe burrat e të gjitha moshave hynë në metro të veshura nga beli lart, por të veshur vetëm me të brendshme, çorape dhe këpucë nga beli e poshtë.Linja Elizabeth, e cila u hap vitin e kaluar, mirëpriti pasagjerët e saj të parë pa pantallona, me qindra njerëz që udhëtonin me të brendshme nga beli e poshtë.Kjo ngjarje është pjesë e lëvizjes globale “No Pants Subway Ride” që filloi në New York në 2002 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 60 qytete në mbarë botën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *