Luizi kapërdin lotët, përpiqet të fshehë në transmetimin Live sëmundjen e tij, por… nuk kuptohet asgjë


Pasi Arbana mori Kiarën dhe mbylli në dhomën e grimit dhe Luizin në dhomën e rrëfimit, ajo fillimisht foli me Kiarën duke izoluar Luizin nga biseda. Pra dëgjonin të gjithë përveç Luizit. Kiara e shmangu “lajmin” mbi rrëfimin e Luizit por Arbana e pyeti drejtpërdrejtë. Banorët nuk po kuptonin gjë në fillim por dalëngadalë u futën edhe ata në brendësi të ngjarjes.

Luizi e mohoi! Tha që fola për dikë tjetër por tingëllonte shume si gënjeshtër. Këngëtari Luiz Ejlli i hapi zemrën moderatores Kiara Tito dhe i tregoi se ai vuan nga një sëmundje e rrallë. Ai tha se në të gjithë botën janë vetëm 11 klinika ku mund të kurohet kjo sëmundje dhe se në gusht pritet që të shtrohet në një spital në Bergamo.

Kjo është edhe arsyeja se pse këngëtari vendosi që të futej në Big Brother Vip, pra çmimi i madh, pasi kurimi është i kushtueshëm. Mjaftoi ky rrëfim i Luzit që të ngrinte më “këmbë” të gjithë rrjetin. Disa shprehën keqardhje dhe i uruan shërim të shpejtë këngëtarit, ndërsa disa të tjerë e panë këtë rrëfim të Luizit si një strategji për lojën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *