“Rezervoni për të kaluar një orë të këndshme”, zbulohet qendra e prostitucionit që vëlla e motër menaxhonin në Astir


Dy femra janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohen për prostitucion në një qendër masazhesh. Mësohet se 28-vjeçarja Kristina Halili shfrytëzonte vajza për prostitucion në qendrën e masazheve në emër të vëllait të saj Kristos Halili. Vetë 28-vjeçarja ka rënë në pranga bashkë me një prej punonjëseve të saj D.L 20 vjeçe, e cila ushtronte prostitucion në këtë qendër masazhesh.

Mësohet se qendra e masazheve “Eden Massage Esthetic” ishte në zonën e Astirit dhe aty ushtrohej prostitucioni. Qendra e masazhit ndodhej në Tiranë dhe menaxhohej nga Kristina dhe Kristos Halili, të dy motër e vëlla. Në ektraktin e nxjerrë në QKR biznesi i cili menaxhohej nga Kristina dhe Kristos, thuhet se qendra përdorej për masazhe, depilime e trajtime fytyre.

Por në rrjetet sociale duket se reklamoheshin më tepër se këto shërbime. Kristina rekrutonte vajzat e reja, të cilat përdoreshin për prostitucion. Pagesat përkundrejt seksit varionin nga 3-15 mijë lekë në varësi të “shërbimit” që ofronin punonjëset.

Ndërkohë ajo që bie në sy është fakti se në rrjetet sociale, kjo qendër nuk reklamonte masazhet, depilimet por format trupore të vajzave që shfrytëzoheshin dhe ushtronin prostitucion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *