Kiara ankohet për Luizin tek Olta: Nuk më solli as një briosh, i piva ilaçet esëll


Pas incidentit në dhomën e ndenjes, Kiara është ndier më mirë sot dhe është ngritur nga krevati. Ishte Olta ajo që e ndihmoi të ngrihej dhe e shoqëroi në oborr.

Marrëdhënia midis dy vajzave është e qëndrueshme përveç një debati që kanë pasur, i cili u tejkalua edhe nga ana e Oltës. Mesa duket, për momentin Olta po e ngushëllon Kiarën pasi Luizi nuk i ka dhënë asgjë për të ngrënë dhe e ka lënë t’i pi ilaçet esëll.

Sipas Oltës, meqenëse ai dëshiron të krijojë një marrëdhënie më të mirë më Kiarën dhe këtë gjë e ka thënë vet publikisht, minimalisht sipas saj duhet t’i jepte Kiarës diçka për të ngrënë dhe të kujdesej për të.

“Të të sillte diçka për të ngrënë të paktën. S’mund të pish ilaçe esëll”, tha Olta.“Njeriu sjell të paktën një briosh”, përgjigjet Kiara.

Olta, e ka deklaruar publikisht që nuk e preferon Luizin, ndërkohë që kiara ka preferencë për të si njeri dhe si konkurrent brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Kiara ka folur me superlativa për Luzin më parë, madje edhe kur ai i tregoi privatisht se vuante nga një sëmundje e rrallë, për të cilën nuk është gjetur e vërteta akoma.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *