Marteѕa me 4 gra në fenë iѕlame, dr. Ѕhkëlqimi-hoхhës: Nga një grua te një tjetër është traаdhti!


Trаadhtia në të ’60-at është tema e ditës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan. E shpjeguar nga ana fetare, hoxhë Hajredin Dizdari shpjegoi gjatë programit se islamizmi nuk e lejon tradhtinë në çfarëdo moshe, edhe pse lidhur me këtë të fundit ekziston një kategorizim më vete.

Nga ana tjetër, në fenë islame një burrë mund të martohet me 4 gra njëkohësisht. Dr. Shkëlqim Balili i qëndron mendimit se kjo është tradhti, ndërsa hoxha kundërshton duke thënë se vetëm në këtë fe, numri i martesave është i kufizuar.

Katerina Trungu: Nga ana tjetër, mesa di, por ju lutem më korrigjoni nëse jam gabim, lejohet më shumë se një martesë njëkohësisht?

Hoxhë Hajredin Dizdari Në islam lejohet, i lejohet burrit në këtë rast që të martohet deri në 4 gra.

Katerina Trungu: 4 gra në jetën e tij njëra pasi është ndarë me secilën?

Hoxhë Hajredin Dizdari Jo, paralelisht, në të njëjtën kohë.

Katerina Trungu: Por a nuk është kjo një formë traаdhtie?

Shkëlqim Balili: Trаadhti! Ajo është tradhti, nga një grua te një grua, nga një grua te një grua, është trаadhti.Hoxhë Hajredin Dizdari Jo nuk është tradhti. Kjo është sjellë si një formë zgjidhjeje. Islami është e vetmja fe e cila e ka kufizuar këtë numër. Të gjitha fetë përpara, fetë abrahimike, qoftë edhe Abrahim vetë, ka qenë një profet i cili ka pasur më shumë se 1 grua, Solomoni etj, por islami ka ardhur në një kohë për ta kufizuar, madje Zoti e përcakton veçanërisht, kur i thotë njeriut që kjo gjë është e lejuar, e urdhëron atë që nëse nuk do të jesh i drejtë me bashkëshortet e tua, urdhërohesh të martohesh vetëm me 1.

Hoxha shton se gruaja ka të drejta mbi burrin e saj, si fakti që nuk ka detyrim të kontribuojë ekonomikisht në shtëpi dhe kjo është detyrë vetëm e partnerit. Në të kundërt, udhëzimi është i qartë se nëse burri nuk mund të plotësojë kushtet, ai mund të martohet vetëm një herë. Në rastin e gruas, feja islame nuk vepron njësoj sepse ajo nuk mund të ketë më shumë se një burrë, në çfarëdolloj rrethane.

Katerina Trungu: A vlen kjo njësoj edhe për gratë, pra që të kenë edhe më shumë se një burrë?

Hoxhë Hajredin Dizdari Jo, nuk vlen.

Katerina Trungu: Po pse është menduar kështu? Thjesht po e analizoj për mënyrën se si e parashikon feja.Hoxhë Hajredin Dizdari Një nga arsyet është për shkak se është shumë e thjeshtë të dihet babai i fëmijës sepse babai është 1 dhe është shumë e pamundur të dihet se kush është babai i fëmijës nëse baballarë janë disa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *