A do të hyjë Butrint Imeri në Big Brother Vip? Ja çfarë thotë regjisori Eduart Grishaj!


Big Brother Vip është kthyer në një fenomen kohët e fundit. Rrëfimet e banorëve, skenat e ndryshme që ndodhin brenda në shtëpi, sherret apo gallatat e mbërthejnë publikun përballë ekranit. Regjisori Eduart Grishaj komentoi sot rastin e Luizit për të cilin u bë edhe një protestë jashtë shtëpisë së Big Brother Vip. Regjisori u shpreh se protesta ishte suksesi i Big Brother.

“Protesta ishte një gjë pozitive për emisionin. Ishte fantastike, shikueshmëria ishte e madhe. Ishte suksesi i Big Brother.”, u shpreh Grishaj.

Një nga gjërat që po mundon më shumë fansat e Big Brother Vip dhe sidomos fansat e Luizit dhe Kiarës është futja ose jo e Butrint Imerit në shtëpi. Për këtë ka komentuar edhe Grishaj i cili as nuk e mohoi dhe as pohoi që këngëtari do të jetë pjesë e këtij formati.

“Do hyjnë edhe dy personazhe shumë shpejt. Janë dy personazhe të forta dhe interesante.”, u shpreh regjisori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *