Njihej si mjeku personal i Enver Hoxhës, ndalet nga jeta Isuf Kalo


Është ndarë nga jeta sot në moshën 80-vjeçare mjeku i njohur Isuf Kalo. Klan News bën me dije se Kalo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

I njohur si mjeku i Enver Hoxhës, Kalo lindi në vitin 1942 në Tepelenë. Studimet i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1964. Prof. Kalo u specializua në disa vende evropiane për diabetologji dhe endokrinologji.

Ai ishte një nga pionierët e kësaj fushe në Shqipëri. Për disa vite ishte kryetar i endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës. Ai ishte Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Mjekësisë dhe i nderuar me Çmimin Punëtor Shkencëtar i Dalluar i Shqipërisë.Detyrën si mjek personal i Enver Hoxhës e mbajti në vitin 1985. Për këtë fakt disa herë në intervista të ndryshme është pyetur dhe Kalo ka përcaktuar atë që ishte marrëdhënie personale me udhëheqësin kmunist dhe marrëdhënien pacient-doktor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *