Këngëtari Luiz Ejlli është vënë në fokus të mediave në Big Brother Vip Albania. Ai i kishte rrëfyer më herët Kiara Titos se do ta çonte te νarri babit ta prezantonte si nuse.
Pas kësaj situate, fansat e tij u prekën shumë dhe si gjithmonë mbështetja nga ata nuk i mungon. Sot, mbi shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” fluturoi një mesazh që ishte pikërisht për Luizin.
Siç shihet dhe nga video e mëposhtme, droni mbante një çarçaf ku shkruhej: “baba është krenar për ty edhe aty ku është”.
Dronet e shumta ku fansat shprehnin mbështetjen e tyre nuk kanë munguar gjatë këtij muaji. Vetëm ditën e sotme, gjatë drekës, i kanë shkuar dy drone.
Një nga Efi dhe tjetri nga Ronaldo. Gjithashtu për Luizin u hodh edhe një trofe ku thuhej se ai ishte fituesi por Olta e fshehu dhe e dorëzoi në dhomën e rrefimit.
Dimë që babai i Luizit ka ndërruar jetë dhe nëna e tij është në Amerikë me pjesën tjetër të familjes. Luizi ka qarë këtë mëngjes duke thënë se e ka marrë malli për nënën.