“Baba është krenar për ty edhe aty ku është”, dronii me mesazhin emociionues për Luizin fluturon mbi BBV


Këngëtari Luiz Ejlli është vënë në fokus të mediave në Big Brother Vip Albania. Ai i kishte rrëfyer më herët Kiara Titos se do ta çonte te νarri babit ta prezantonte si nuse.

Pas kësaj situate, fansat e tij u prekën shumë dhe si gjithmonë mbështetja nga ata nuk i mungon. Sot, mbi shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” fluturoi një mesazh që ishte pikërisht për Luizin.

Siç shihet dhe nga video e mëposhtme, droni mbante një çarçaf ku shkruhej: “baba është krenar për ty edhe aty ku është”.

Dronet e shumta ku fansat shprehnin mbështetjen e tyre nuk kanë munguar gjatë këtij muaji. Vetëm ditën e sotme, gjatë drekës, i kanë shkuar dy drone.

Një nga Efi dhe tjetri nga Ronaldo. Gjithashtu për Luizin u hodh edhe një trofe ku thuhej se ai ishte fituesi por Olta e fshehu dhe e dorëzoi në dhomën e rrefimit.

Dimë që babai i Luizit ka ndërruar jetë dhe nëna e tij është në Amerikë me pjesën tjetër të familjes. Luizi ka qarë këtë mëngjes duke thënë se e ka marrë malli për nënën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *