Pas Efit, edhe Olta rrëfeu një histori personale. Ajo foli për marrëdhënien e ngushtë që ka me partnerin e saj.
Olta u shpreh se ai i ka falur një qetësi shpirtërore, që ajo nuk e ka patur më parë. Ajo u shpreh se Dorin nuk e ndërron me asgjë në botë dhe se dashuria e saj për të është ekstreme.
Olta tha se e kishte shumë të vështirë të bindej për njeriun e jetës së saj, sepse kërkonte dikë ta donte ashtu siç ishte ajo.
Olta shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të gjente dikë që do ta donte aq shumë.