E përjashtuan nga BBV, Kejvina braktis fare Shqipërinë! Ja ku ka ikur modelja


Ngritja e zërit, ofendimet dhe shuplakat janë zëvendësuar me “heshtje” nga Kejvina Kthella. Jo më larg se një javë më parë ajo ishte kryefjalë e mediave për një situatë me Luizin në “Big Brother VIP”, ku qëlloi këngëtarin dy herë me shuplakë.

Duke qenë se dhuna fizike nuk tolerohet jo vetëm në ekran, por askund, ajo u përjashtua nga formati. Edhe pse u shpreh e zhgënjyer nga vendimi i produksionit,

që pas daljes Kejvina nuk ka thënë asnjë fjalë. Ajo nuk është shfaqur në asnjë program televiziv, teksa duket se “është zhdukur” edhe nga mediat sociale.

Po të kërkohet ‘Kejvina Kthella’ në Instagram dalin vetëm faqet që kanë krijuar fansat e modeles. Kjo pasi ditët e fundit Kejvina ka çaktivizuar llogarinë e saj.

Pas gjithë asaj buje të madhe, Kejvina Kthella lë të kuptohet kështu se ka vendosur të marrë pak pushim dhe të merret me veten.

Ndërkohë nga ajo që mësojmë, Kejvina ka ikur larg Shqipërisë për t’u relaksuar dhe për të shijuar disa ditë pushime pas aventurës zhgënjyese në BBV. Momentalisht Kejvina ndodhet në Dubai me disa mikeshat e saj dhe ka refuzuar për të disatën ehrë ftesëne produksionit të BBV për të ardhur në studio.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *