KIARA ‘RRËSHQET’ PA DASHJE NË NJË BISEDË ME BANORËT, KËRKON TË KËNDOHET KËNGA E BUTRINTIT NË BBVA


Moderatorja Kiara Tito është një prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Bukuroshja e cila ka marrë vëmendjen e këngëtarit Luiz Ejlli tash e sa kohë, ka qenë shumë e përfolur nga jashtë për lidhjen e saj të dikurshme me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imeri.

Pavarësisht se ka kërkuar disa herë që në shtëpi të mos diskutohet për ish-të dashurin e saj, Kiara në një moment të enjten “rrëshqiti” pa dashje duke bërë me dije se e ka ende në mendje Butrintin.E gjitha ndodhi kur banorët ishin në oborr dhe këngëtarja Nita Latifi po ekzekutonte këngë në versionin akustik me kitarë.

Në një moment, asaj iu kërkua të këndojë një këngë të Ledri Vulës, teksa në atë moment Kiara ndërhyn duke i thënë të këndojë këngën që kishte interpretuar një ditë më parë.

E kur Nita insiston të dijë se për cilën këngë bëhet fjalë, Kiara Tito i drejtohet duke thënë “Atë Dale Dale”.

“Dale Dale” është një këngë hit e Butrint Imerit, të cilën ai e këndon në bashkëpunim me këngëtaren Kida dhe reperin Ledri Vula.

Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe në rrjetin social Twitter, me shumë prej fansave që kanë hedhur dyshimet se Kiara po e refuzon Luizin për shkak se nuk ka mundur ta largojë nga mendja Butrintin.

Këtë dyshim e përforcon më tepër faktin se nga jashtë, këngëtari Butrint Imeri ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Kiarën, duke publikuar një fotografi të saj nga një prej mbrëmjeve të spektaklit, ku kishte vendosur një emoji të një kurore sipër saj.

Ky veprim është dukur i çuditshëm nga publiku, duke iu referuar faktit se dyshja Kiara dhe Butrint e kanë prezantuar në publik si të përfunduar lidhjen e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *