Luizi u afrua shumë me Tean, Kiara bëhet xheloze: Ju ishit si shumë afër


Banorët e Big Brother VIP Albania janë vënë përball një tjetër sf ide nga ‘Vëllai i Madh’. Ata kanë realizuar “Big Brother Talent Show” duke sjellur performanca të ndryshme në këndim, aktrim dhe interpretim.

Performancat e secilit prej banorëve do të publikohet në llogarinë zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram dhe video që merr më së shumti ‘like’ do të shpallet fituese.

Një nga performancat më të bukura padyshim ishte ajo e këngëtarit Luiz Ejlli që njihet për zërin e tij unik, ai bashkë me banoren tjetër, Tean kënduan hitin e artistit Ardit Gjebrea “Jetoje dhe jetën time po deshe”.

Teksa të dy po interpretonin, Kiara e cila ishte në rolin e moderatores i shikonte nga larg. Pas përfundimit të performancës prezantuesja shprehu edhe pak shenja xhelozia duke thënë se ata të dy dukeshin më të afër se që duhej.

Ndërkohë, mbetet të shihet se cili prej banorëve do të shpallet fitues gjatë spektaklit të së shtunës.

Kujtojmë se për spektaklin e nesërm janë në nominim 4 banorë, duke filluar nga Luizi, Armaldo, Efi dhe Xhonatani id ënuar nga “Vëllai i Madh” pasi i dha Oltës informacione nga jashtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *