E dhimbshme: 26-vjeçarja vendos kamerë të fshehur për të dëshmuar dhunën e burrit


 

Luciana Sinzimbra, 26 vjeçare, ka vendosur që të dëshmojë rrahjen nga i dashuri i saj 24 vjeç Victor Junqueira. Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor në Goias, Brazil. Sinzimbra, që është avokate, tha se i dashuri i saj ishte nervozuar pasi ajo la dhuratë në një lokal që e vizituan bashkë me shoqëri po atë ditë.

Ajo e ka fshehur kamerën në telefonin e vendosur në dhomë gjatë diskutimit të ashpër që kishin, ku avokatja i kërkonte të largohej, transmeton Express. Në atë moment, ai e rrahu keq. I dyshuari, me të cilin Luciana është në lidhje tash e 3 vjet, nuk u arrestua, por nuk ka të drejtë t’i afrohet asaj gjatë hetimeve që po zhvillohen.

Shiko videon më poshtë:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *