VIDEO / Kjo është kosovarja nga Drenasi shofere profesionale e autobusit


Ajkune Olluri, është shqiptarja e vetme në Belgjikë e cila e ushtron profesionin e shoferes së autobusit. Përmes një rrëfimi për Insajderin, Olluri ndan detajet e punës që ajo e ushtron me përplot pasion.

Prej 22 vitesh Ajkune Olluri, e cila me prejardhje është nga Kosova, përkatësisht komuna e Drenasit, jeton dhe vepron në Belgjikë.

 

 

E njëjta është edhe nënë e pesë fëmijëve, pasioni, apo dëshira e vetme që nuk iu realizua asnjëherë ishte vazhdimi i shkollimit.

Olluri tha se mundësia e punës si shofere erdhi edhe nga besimi që kompania kishte në të.

 

 

“Mundësia e punës ka ardh ktu. Nëse mundohesh këta ti japin të gjitha mundësit dhe me mu ashtu ka ndodh un kam fillu dhe nuk më ka munguar asgjë. Njerëzit këtu të përkrahin aq shumë sa nuk kam fjalë për ta përshkruar. Kanë besim në ty dhe thua me veten sikurse nuk je duke bërë asgjë, aq mirë din të ta largojnë stresin”, tha Olluri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *