Këngëtari i njohur dhe Beatrix Ramosaj kanë nisur një lidhje të fshehtë?(Foto)


Një foto e shpërndarë në Instagram nga Beatrix Ramosaj rrëmbeu vëmendjen pak ditë më parë. Ajo shfaqej në ‘Sunny Hill’ dhe krah postimit shkroi “2 EURO” që u interpretua si një ironi për çiftin Bora Zemani-Donald Veshaj të cilët zyrtarizuan ribashkimin atë mbrëmje.

Mirëpo, u aludua se pas postimit të këngëtares fshihet diçka tjetër që lidhet me dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjo. Këta dy të fundit prej kohësh kanë themeluar shtëpinë diskografike ‘2 EURO’, e madje së fundmi kanë treguar edhe studiot e reja që kanë ndërtuar duke zbuluar se po punojnë me artistë të rinj.

 

 

Mesa duket në rrjet paska patur edhe zëra për një lidhje mes Beatrix dhe Getinjos. Dhe ish-konkurrentja e ‘Big Brother VIP’ ka menduar vetë t’i hedhë poshtë zërat. Në një reagim për ajo ka sqaruar të vërtetën, duke thënë: “I përgënjeshtroj, ne jemi thjesht miq të mirë!”

 

 

Në një intervistë të fundit për ‘Prive’ e pyetur nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV ajo tha: “Me veten kam qenë ok në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vujatur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”.

 

 

Gjithashtu Beatrix zbuloi edhe nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në format. “Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperincë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”- tha ajo.

Pyetjes ‘me spec’, “Më mirë me ty e të mendojë për tjetrën apo të jetë me tjetrën e të mendojë për ty?”, këngëtarja iu përgjigj duke thënë: “Të jetë me mua e të mendojë për tjetrën s’bën, të jetë me tjetrën të bëjë çfarë të dojë.

 

 

Teksa Donaldi është rikthyer me Bora Zemanin, Beatrix ka zbuluar se është beqare dhe e fokusuar te vetja. “Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë. Jam single dhe e fokusuar te vetja ime.”- shkroi Beatrix në TWitter pak kohë më parë.

Gjatë daljes së saj të vetme në ‘Netët e klipit shqiptar’ Beatrix nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth Donaldit. “A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet kur u pyet për ribashkimin e bujshëm. Kjo deklaratë e këngëtars pasoi atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *