Balina Bodinaku jep deklaratën e fortë: Luizi do shkojë deri në finale, po ‘Big Brother’ nuk fitohet nga ai


Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka treguar se si e sheh lojën e banorëve të këtij edicioni.

Ajo herë pas here shprehet në rrjetet e saj sociale dhe jep mendim mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E pyetur se ‘si e sheh lojën e Olta Gixharit?’, Balina u shpreh:“E mendova Oltën si lojtare të fortë. Ajo është një aktore shumë popullore dhe spikaste nga të tjerët. Oltën e shoh në finale, ndoshta edhe fituese. Por nuk më pëlqen që hyri brenda në një mënyrë shumë bërtitëse dhe kjo e ka dëmtuar””, thote Balina.

Nga ana tjetër, Bodinaku ka shprehur dhe pëlqimin e saj ndaj një banori, Luizit… “Ka disa karakteristika që e bëjnë një lojtar shumë të fortë.

Luizi e bën me shumë lehtësi lojën, duke kombinuar talentet e tij, humorin dhe sulmet. Dhe nuk merr asgjë personale. Është i fokusuar. Luizi do të shkojë deri në finale”, tha ish-opinionistja e BB VIP.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *