Kiara “martohet” me Luizin, Butrinti reagon direkt


Banorët në Big brother VIP Albania janë përballur më një sfidë. Ata kanë improvizuar një dasmë, ku çifte ishin Luizi dhe Kiara.

Ishte moderatorja, ajo që ka puthur në buzë Luizin, pasi që prifti zhvillojë ceremoninë.Por, ish i dashuri i Kiarës, Butrint Imeri vendos të publikoj se çfarë do të bëj të shtunën.Ai do të jetë në një mbrëmje muzikore në Austri.

Vëllai i Madh vendosi që në shtëpi të zhvillohej një “Dasmë tradicionale shqiptare”, ku çifti që do martohej ishte Luizi dhe Kiara.

Kiara me fustan të bardhë dhe Luizi me kostum dhëndri, bënë një ecje të shkurtër deri kur mbërritën në vendin e bekuar, ne “altar”.

Kristi i cili ishte në rolin e priftit, e shpalli çiftin burrë e grua. Ata të dy u puthën në buzë, duke kurorëzuar kështu “martesën” e tyre.

Armaldo në rolin e dajës së Kiarës, ka mbajtur fljalimin për dasmën. Armaldo: Të nderuar pjesëmarrës, ju falenderoj shumë që keni ardhur në gëzimin e mbesës time Kiara, me djalin më të mirë të Shkodrës, Luizin.Puthja dhe martesa e improvizuar mes Luizit dhe Kiarës, shënoi momentin më të bukur në shtëpi përgjatë kësaj kohe.
Teksa të gjithë banorët iu bashkuan çiftit për të gëzuar bashkë me to, Dea shprehu dëshirën për të mos shkuar në dasmë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *