Pas puthjes së parë që “theu akullin”, Luizi dhe Kiara nuk përmbahen dot në orët e vona të natës (video)


Mbrëmjen e djeshme ndodhi puthja e shumë pritur në buzë mes Luizit dhe Kiarës dhe kjo gjë ndodhi gjatë ceremonisë së dasmës së tyre e organizuar nga “Vëllai i Madh” brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por, shumë prej banorëve vazhdojnë të jenë ende skeptikë dhe besojnë se puthja mes tyre ka qenë skenike dhe jo e vërtetë. Dy më kryesorët prej tyre janë Dea dhe Amosi.

Por, duket se puthja mes Luizit dhe Kiarës ka qenë më se e vërtetë dhe duket se “akulli” mes tyre u thye. Gjatë mbrëmjes së djeshme ata janë puthur edhe disa herë të tjera, dhe në një moment Luizi i thotë Nitës “tash po mësoheni, pasi i kapi duke u puthur.

Ata u puthën edhe në momentin para se të flini. Në atë moment, Luizi ka kërkuar që puthja mes tyre të jetë më e gjatë, edhe pse kjo kërkesë e tij, nuk është pranuar nga Kiara.SHIH VIDEON

Mbrëmë Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar.

Prifti (Kristi) sipas rregullave i dha leje ta puthë nusen, ishte Kiara ajo që e mori situatën në dorë duke e puthur Luizin. Kjo “dasmë” ka qenë e mirfilltë, ku edhe këngëtari i njohur Altin Shira ka kënduar për banorët.

Në këngë i është bashkuar edhe Luizi. E gjtha kjo situatë e krijuar në kuadrin e lojës, përfundoi me diçka të vërtetë siç ishte puthja e dyshes.Pas kësaj situata ndryshoi edhe në Instagramin e dyshes. Nëse deri dje Kiara dhe Luizi nuk ndiqeshin, menjëherë pas puthjes njerzit e besuar që menaxhojnë llogaritë e tyre kanë shtuar njëri-tjetrin në këtë rrjet social.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *