Nuk ndalen aksidentet në Big Brother, kësaj here rrëzohet Tea


Një aksident i vogël ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother. Tea ka shkuar në lakanderi për të çuar një detergjent, ka shkarë dhe është rrëzuar.

Valbona sapo kishte larë dyshemenë dhe Teas i ka rrëshqitur këmba. Rënia ka qenë e fortë dhe gjithë banorët kanë vrapuar për të parë çfarë ndodhi.

Ishte Kiara ajo që i shkoi e para në ndihmë e më pas të tjerët.  Ata e ndihmuan të çohet dhe u kujdesën për të duke i vendosur akull në pjesët e vrara. Për fat rrëzimi nuk pati pasoja të rënda, përveç disa të nxirave në krah dhe kofshë. .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *