Urinoi gjatë sfidës së rezistencëѕ, Kiara kaрet me Luizin: Вën çdo gjë рër lojë


Kiara dhe Luizi kanë debatuar për herë të parë që pas dasmës madhështore që u organizua në “Big Brother VIP”. Teksa zhvillonin sfidën e rezistencës, Luizi urinoi duke u mbuluar me batanije dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga Kiara.

Moderatorja i tha këngëtarit se ai i duket i aftë të bëjë çdo gjë për lojë. Ajo shtoi se kjo e bën të ndihet keq.

“Luiz për sa kohë t’u afrova dhe të dhashë diçka më shumë nga vetja në këtë pikë ndihem sikur je i aftë të bësh çdo gjë për lojë.

Nga ana tjetër jam një person që kam shumë barriera dhe kur shoh gjëra të tilla stepem. Jo se ke ti gabim se ti mund të bësh çfarë të duash. Nuk ta shpjegoj dot se nuk jam në terezi. Të thashë fitoje por jo të bësh këtë gjë. Ti doje ta bëjë, është e drejta jote. Thjesht ndihem keq”, u shpreh Kiara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *