Luizit i nxjerrin mesazhet me pullë të kuqe: Zbret poshtë dhe ma merr në… (foto)


Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë rrëmbyer tashmë zemrën e të gjithëve. Ajo që prej javësh pritej, tashmë ndodhi. Çifti shkëmbeu edhe puthjen e tyre të parë, duke emocionuar fansat jashtë shtëpisë së Big Brother.

Një histori që u duk se nisi më së shumti si lojë, tashmë është shndërruar në një lidhje dashurie, shoqëruar me premtime të mëdha, për martesa reale dhe shumë detaje të tjera.

Por teksa në shtëpi ‘ka shpër thyer’ dashuria, jashtë ka shpërthyer një tjetër diskutim, që lidhet pikërisht me jetën e dy protagonistëve jashtë shtëpisë. Fillimisht të shumtë ishin ata që aluduan se moderatorja ka një lidhje jashtë, ndaj edhe po ngurronte t’i jepte një puthje Luizit.

Pas hipotezave për Butrint Imerin apo edhe për Mozzik, të shumtë ishin emrat që u përfolën për një histori me Kiarën. Megjithatë teksa gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemet, një tjetër histori dashurie ka mbetur pezull. Dhe protagonist është pikërisht Luizi.

Ditët e fundit në rrjet po përflitet për një partnere që këngëtari ka lënë jashtë, para se të bëhej pjesë e shtëpisë. Mediat kanë shkruar se ishte pikërisht partnerja e tij që kujdesej edhe për faqen e tij të Instagramit dhe si rrjedhojë pikërisht ndaj edhe në profilin e tij mungonin fotot apo videot me Kiarën.

Por duket se historia këtë herë nuk është një trinom dashurie. Me atë çfarë kemi mundur të mësojmë, Luizi ka pasur një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother. Vajza në fjalë ishte nga Shkodra, por prej kohësh jetonte e punonte të Tiranë. Dyshja kalonte shumë kohë së bashku në Tiranë, duke shijuar një raport pa shumë pyetje apo komplikime.

Por e gjithë historia ka përfunduar pak para fillimit të Big Brother. Nuk dihet nëse dyshja është ndarë pikërisht se Luizi do të bëhej pjesë e lojës, apo kanë vendosur t’i japin fund pikërisht për problemet e tyre.
E pasi kanë kaluar vetëm pak ditë nga kjo ndarje, këngëtari u bë pjesë e shtëpisë, duke deklaruar që ditët e para pëlqimin e tij për Kiarën. Duket se kjo ka qenë edhe ‘goditja’ e fundit për raportin që kishte jashtë.

Edhe nëse do të kishin një mundësi për t’u ribashkuar, me afrimin e tij me moderatoren, kjo histori duket e mbyllur përfundimisht. Luiz Ejlli para se të bëhej pjesë e lojës nuk ishte aktiv në rrjetet sociale, ndaj edhe e gjithë historia e dashurisë është jetuar larg fokusit mediatik.

Por miqtë dhe rrethi i ngushtë e kanë njohur vajzën në fjalë, duke pranuar se shpesh kalonin kohë me këtë çift në Tiranë. Por duket se historia nuk ka qenë as shumë e gjatë dhe as shumë formale, duke sjellë distancimin në pak kohë, ndonëse me një shpresë për një ribashkim, që tashmë vështirë se do të ndodhë.Pak para futjes së tij në Big Brother, këngëtari foli edhe për jetën e tij private, duke deklaruar se ishte single. Më tej ai ka ka treguar që nuk ka qenë asnjëherë i fejuar. Ai ka theksuar problemin e keqinformimit dhe fokusimit të mediave tek lajmet jo të duhura, problem ky për artistët që e kanë të ekspozuar jetën private, por edhe për publikun që i serviren lajme të tilla.“Mua më kanë bërë të fejum e të martumë e me fëmijë e me gjithësend, por mirë i them unë vazhdo”. Gjerësisht në media është folur për lidhjen e tij me Megi Topallin. Çifti që kaloi shumë vite bashkë i dhanë fund këtij raporti pa shumë bujë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *