Kjo është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për ishnxënësit dhe kolegët e tij mësues, kudo ku ai punoi e kontriuboi si një foti drite dhe diturie; në Picar, në Shtëpëz, në Asim Zeneli, Terihat, Sofratikë, Shkollën Pedagogjike “Pandeli Sotiri”, etj.
Jorgo Fotiu do të kujtohet për talentin si mesues dhe si mjeshtër i vizatimit me dorë të lirë.
Në studion vetiake të tij në fshatin Terihat të Dropullit të Poshtëm ruhen me dhjetra portrete, pejsazhe, grafika dhe piktura, si dëshmi e artit, dashurisë dhe humanizmit të tij të pashoq.
Ne atë galeri arti tani qëndrojnë në heshtje dhe trishtim prortetet e Çerçiz Topullit, Çelo Picarit, traktoristit nga Dropulli, bariut nga Asim Zeneli, mësonjëses nga Pogoni, valltares nga Derviciani.
Lamtumirë Mësonjës i Nderuar JORGO FOTIU.