‘Shuhet’ qyteti në Turqi, shihen vetëm rrënoja kudo


Pamje të rënda vijnë qyteti turk i Kahramanmaraş, i cili ndodhet afër epiqendrës së tërmetit 7.8 ballë të shkallës Rihter, që goditi mëngjesin e kësaj të hënë Turqinë.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, qendra e qytetit shihet pothuajse e rrafshuar.

Pirgjet me rrënoja shihen kudo, teksa autoritete raportojnë se numri i viktimave në turqi dhe Siri ka shkuar në 800.

“Pamjet e tmerrshme të dëmeve të përhapura nga tërmeti në qytetin turk të Kahramanmaraş”, shkruan World News në Twitter.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 6.7 ballë të shkallës rihter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *